SHBA ekspozon ‘gënjeshtrën’ e Iranit për avionin luftarak vendas ‘Kowsar’

1037

Ekipi i komunikimit elektronik të Departamentit amerikan të Shtetit ka refuzuar në llogarinë e tij në Twitter, “gënjeshtrën” e Iranit për avionin e ri luftarak që thotë se e ka prodhuar kohët e fundit.

Sistemi iranian i mbrojtjes ka shfaqur një avion të ri luftarak për të cilin thotë se është i sofistikuar dhe i bërë në vend, thotë Ekipi i Komunikimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Në një postim me video në Twitter, ekipi shton: “Me sa duket zyrtarët e regjimit nuk janë shumë të familjarizuar me zhvillimet në industrinë e aviacionit. Avioni i tyre është shumë i ngjashëm me nje avion luftarak të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara dekada më parë dhe Irani ka një grup të vjetër me këto aviona. Mashtrimi është mjeti i tyre i parapëlqyer.”

Të martën, Irani zbuloi avionin e tij të parë luftarak të bërë në vend, ndërsa Presidenti Hassan Rouhani theksoi se qëllimi i vetëm i forcës ushtarake të Teheranit është t’i frenojë armiqtë dhe të themelojë një “paqe të qëndrueshme.”