Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 25 prill 2019.
Nga një Shkrimtar i Stafit
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Iranin tha të mërkurën se SHBA është e vendosur ta luftojë kërcënimin e regjimit iranian në Jemen dhe t’i japë fund luftës civile pesë-vjeçare midis rebelëve Houthi të mbështetur nga regjimi iranian dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të udhëhequr nga Abdrabu Mansur Hadi.
Brian Hook i tha ambasadorit të Jemenit në SHBA, Ahmed bin Mubarak: “SHBA do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e Jemenit për t’i eliminuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga regjimi terrorist i Teheranit në rajon… Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për ta hequr qafe këtë kërcënim dhe për të rikthyer sigurinë dhe stabilitetin në Jemen e përreth tij.”