Wednesday, September 11, 2024

SHBA dhe Gjiri Vënë Sanksione mbi Përfaqësuesin e Iranit Hezbollah

 Qendra e Shenjimit të Financimit Terroris (TFTC) ndërmori veprime të rëndësishme kundër një grupi terrorist të mbështetur nga Irani, Hezbollahu Libanez të mërkurën duke përcaktuar lidershipin e lartë.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Thesarit të SHBA, të shtatë kombet anëtare e ndërmorën këtë aksion kundër Këshillit Shura, trupit më të lartë vendim-marrës të Hezbollah.

Në deklaratë thuhej: “Departamenti i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Aseteve të Jashtme (OFAC) të SHBA në partneritet me Mbretërinë e Arabisë Saudite, bashkë-kryetarin e Qendrës së Shenjimit të Financimit Terrorist (TFTC), dhe me shtetet e tjera anëtare të TFTC – Mbretërinë e Bahrain, Shtetin e Kuvaitit, Sulltanatin e Omanit, Shtetin e Katarit, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) – morën në shenjë anëtarë të Këshillit Shura të Hezbollah, trupit kryesor vendim-marrës të Hezbollah.”

Këshilli Shura është përgjegjës për çështjet fetare, ushtarake, dhe strategjike të grupit terrorist, ndërsa kontrollon edhe autoritetet administrative të grupit.

OFAC dhe partnerët e saj të Gjirit morën në shenjë Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollah Hassan Nasrallah.

OFAC dhe kombet e TFTC shenjuan gjithashtu edhe Naim Qasim, Muhammad Yazbak, Husayn Al- Khalil, and Ibrahim al-Amin al-Sayyid nën Urdhrin Ekzekutiv 13224, i cili shenjon terrorisët dhe mbështetësit e tyre.

Shtetet Anëtare të TFTC kanë marrë në shenjë gjithashtu edhe individë dhe entitete të lidhura me Hezbollah, duke përfshirë Talal Hamiyah, Ali Youssef Charara, Spectrum Group, Hasan Ebrahimi, Maher Trading, Hashem Safieddine, Adham Tabaja, Al-Inmaa Group, dhe Al-Inmaa Engineering and Contracting. Të gjithë këta njerëz/kompani kanë qenë shenjuar që më parë nga SHBA.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha: “TFTC tregoi edhe një herë vlerën e saj të madhe për sigurinë ndërkombëtare duke ndërprerë ndikimin destabilizues të Iranit and Hezbollahut në rajon. Duke marrë në shenjë Këshillin Shura të Hezbollah, kombet tona refuzuan kolektivisht ndarjen e rreme midis një të ashtu-quajturi ‘Krah Politik’ dhe aktivitetit terrorist global të Hezbollah.”

Ai vazhdoi: “Nën diktimin e Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit-Qods Force (IRGC-QF), Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Këshillit Shura, Hassan Nasrallah, po zgjat vuajtjen njerëzore në Siri, ndez dhunën në Irak dhe Jemen, vë në rrezik shtetin dhe popullin e Libanit, dhe po destabilizon tërë rajonin.”

Deklarata e Departamentit të Thesarit thoshte:

“Këto shenjime ndjekin vendimin e Presidentit Trump javën e kaluar për të ndërprerë pjesëmarrjen e ShBA në Planin e Përbashkët të Veprimit, dhe për të filluar rivendosjen e sanksioneve bërthamore të SHBA-së ndaj Iranit. Ato janë në shërbim të qëllimit të adresimit të tërësisë së veprimtarive të liga dhe sjelljes destabilizuese të Iranit, duke përfshirë Hezbollah.”

Ky është aksioni i dytë i shenjimit nga TFTC që nga shpallja e kësaj qendre në maj 2017.