Sunday, September 8, 2024

Kazeroun- E enjte- 17 maj- 2018

 Sipas rrjetit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, MEK) brenda vendit:

Qyteti është përsëri i tensionuar. Rrugët që çojnë për në sheshin kryesor, të quajtur Sheshi Kheyrat  janë rrethuar nga forca sigurie dhe roje anti-rebelim.

Por protestuesit janë mbledhur në grupe të ndara dhe u kanë vënë zjarrin gomave. Rojat lëshuan gaz lotsjellës kundër protestuesve por ata vazhdojnë të jenë në rrugë.

Disa studentë të Universitetit Amirkabir në Teheran kanë shprehur solidaritetin e tyre me protestuesit në Kazeroun. Në një pjesë të deklaratës së tyre thuhej: “Në vijim të shtypjes së dhunshme të protestës paqësore të njerëzve të pambrojtur të Kazerunit nga forcat shtypëse të Republikës Islamike, gjë e cila rezultoi në vrasjen dhe plagosjen e disa njerëzve, studentët e Universitetit të Teknologjisë Amirkabir  (i njohur më përpara si Politekniku i Teheranit) shpallin solidaritet me lëvizjen popullore dhe progresiste të popullit kundër diktaturës dhe sundimit shtypës të Republikës Islamike.”