Monday, February 6, 2023

SHBA Dënon Regjimin Iranian për Lëshimin e Satelitit

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar Iranin për përpjekjen e tij të dështuar për të lëshuar një satelit në hapësirë në fillim të kësaj jave.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e akuzoi Iranin për faktin që përbën një kërcënim të martën pasi Regjimi nuk iu bind paralajmërimeve të tij për të mos e lëshuar satelitin Payam në orbitë, edhe pse lëshimi nuk qe i sukseshëm.

Pompeo përsëriti edhe një herë se një lëshim i tillë përbën shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në 2015-ën, e cila ruan paktin ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Iranit.

Pompeo postoi në Twitter: “Duke mos iu bindur komunitetit ndërkombëtar & UNSCR 2231, regjimi i Iranit vuri në punë një mjet lëshimi hapësinor sot. Kjo gjë tregon edhe një herë se Irani është në kërkim të mundësive të reja për sa i përket teknologjisë së raketave, gjë që kërcënon Europën dhe Lindjen e Mesme.”