Friday, September 20, 2024

Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 16 Janar 2019

Greva e Urisë së Gruas Sime në Burgun Iranian Është një Akt Dëshpërimi, jo Mospajtimi | Richard Ratcliffe për Independent (U.K.)

Si ndihesh kur gruaja jote është në grevë urie? Në teori është mirë ta mbështesësh të drejtën e saj për ta bërë këtë. Por e ndien ndryshe me kalimin e ditëve.

Nazanin dhe unë kemi patur një vjeshtë të gjatë. Ajo dëshpërohej vazhdimisht për faktin se asgjë nuk lëviste, paralajmëronte se nuk mund të duronte më e mbyllur në një burgosje të padrejtë ndërkohë që qeveritë merren me pazare. Kërcënimi me grevë urie ishte për të alternativa e fundit. Unë e bindja gjithnjë që ta shtynte, duke i thënë se nuk ishim ende në alternativen e fundit. Kjo na bëri të kalonim Krishtlindjet dhe 1000 ditët e saj madje.

• Kanali në Anglisht i Televizionit Shtetëror Iranian Thotë se Prezantuesja e Lajmeve Mbahet në SHBA

Associated Press: Krahu i gjuhës angleze në televizionin shtetëror të Iranit po raporton se prezantuesja e tyre e lajmeve, e lindur në Amerikë, është arrestuar pasi ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara. Press TV ndërpreu transmetimin e tij të mërkurën për të raportuar se Marzieh Hashemi, e lindur Melanie Franklin në New Orleans, ishte arrestuar pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar St. Louis Lambert të dielën. Transmetuesi, duke cituar familjen e saj, tha se Hashemi ishte marrë nga FBI dhe ishte dërguar në zonën e Uashingtonit. 

• Gjermania Akuzon Gjuhëtarin e Ushtrisë se Ka Spiunuar për Iranin në Misionet Afgane 

BBC News: Policia gjermane ka arrestuar një 50-vjeçar afgano-gjerman i cili dyshohet se i ka përçuar Iranit sekrete ushtarake. Prokurorët federalë e kanë identifikuar këtë gjuhëtar ushtrie vetëm si Abdul Hamid S. Me sa kuptohet, ai ishte në dijeni të detajeve të operacioneve ushtarake gjermane në Afganistan. Prokurorët thonë se ai dyshohet se “ia ka përçuar njohuritë e tij një shërbimi iranian të inteligjencës”. 

• Irani po Shkakton Terror në Europë | Con Coughlin për Gulf News

Në vijim të një vale komplotesh terroriste në tokën europiane, BE i ka hapur sytë më në fund ndaj kërcënimit në rritje që Irani përbën për sigurinë globale. Javën e shkuar, BE shpalli masa të reja kundër Teheranit – megjithëse, në krahasim me sanksionet e forta kundër regjimit që Uashingtoni ka implementuar muajt e fundit, përgjigjja e Brukselit ka shumë pak mundësi t’i lërë pa gjumë klerikët iranianë. Këto sanksione vijnë pas një serie komplotesh të sponsorizuara nga Irani, të cilat janë zbuluar në Europë që nga firmosja e paktit bërthamor kontroversal me Teheranin në 2015-ën.

  • Irani Var Publikisht një Njeri në Isfahan, Del Video

Një njeri u var në publik në Isfahan të Iranit qendror të martën, raporton uebsiti i gjykatës, Mizan.

Personi identifikohet si Mohammad Javad Shams.

Ekzekutimi u krye në Falavarjan, Isfahan, duke e çuar në pesë numrin e të ekzekutuarve në publik në janar.

Uebsitet shtetërore kanë shpërndarë një video ku tregohet ekzekutimi brutal i Mohammad Javad Shams nga një vinç, i rrethuar nga xhelatët.

  • Gjermania Arreston një Njeri të Dyshuar se Ka Spiunuar për Iranin 

    Associated Press: Prokurorët në Gjermani thonë se një punonjës ushtrie është arrestuar me dyshimin se ka spiunuar për shërbimin iranian të inteligjencës. Prokuroria federale tha në një deklaratë se shtetasi i dyfishtë 50-vjeçar gjermano-afgan, i cili është emërtuar vetëm si Abdul Hamid S. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u arrestua të martën në Rhineland të Gjermanisë perëndimore. Ai punonte si përkthyes për ushtrinë gjermane dhe akuzohet se i ka dhënë informacion shërbimit iranian të inteligjencës.