Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 17 Janar 2019

385

 39,000 Fëmijë nën Pesë Vjeç Vuajnë nga Kequshqyerja në Iranin Jug-Lindor

Ministria e Shëndetit ka ngritur alarmin në lidhje me prevalencën e kequshqyerjes në qytetin port të Iranit jugor, Chabahar.

I cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA më 15 janar, Reza Ezzatian, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit tha: “39,000 fëmijë nën moshën pesë vjeçare në qytet vuajnë aktualisht nga kequshqyerja.”

“Në periferi të qytetit dhe në zonat e largëta rurale, situata është edhe më keq për sa i përket ushqyerjes dhe varfërisë,” tha Ezzatian.

“Ky rajon dhe qytete të tjera në provincën Sistan dhe Baluchestan kanë nivele të larta të kequshqyerjes. Prandaj, është nevoja t’i kushtohet më shumë vëmendje këtij aspekti,” shtoi ai.

  • Iran: Një protestues i kryengritjes së vitit të shkuar dënohet me burgim dhe goditje me kamzhik

I burgosuri politik Morteza Parhizgar nga Mashhad është dënuar me 74 goditje dhe nëntë vite burg me akuzën “mbledhje e komplotim kundër sigurisë kombëtare” dhe “fyerje ndaj presidentit”. Ai ka ndenjur në burg për 11 muaj përpara procesit të tij gjyqësor.

  • Franca Dënon Lëshimin e Dështuar të Satelitit nga Irani, Bën Thirrje për Ndalim të Testimeve të Balistikës 

    Reuters: Franca të mërkurën dënoi një lëshim të dështuar sateliti nga Irani i cili, sipas saj, ka përdorur teknologji të lidhur me raketat me rreze të gjatë veprimi dhe i bëri thirrje Teheranit që t’i ndalojë të gjitha testimet balistike që nuk përputhen me rezolutat e OKB-së. Ky ishte më i fundit në një varg komentesh franceze që shprehin irritim ndaj programit të vazhduar të Iranit për raketat balistike pavarësisht përpjekjeve të Francës dhe fuqive të tjera europiane gjatë dy viteve të fundit për të hapur bisedime me autoritetet iraniane rreth kësaj teme.

    • Iran: Represion i Paepur

Human Rights Watch: Autoritetet iraniane kanë kryer arrestime arbitrare masive dhe shkelje serioze të procesit të drejtë gjatë 2018-ës, si përgjigje ndaj protestave në mbarë vendin kunder kushteve të përkeqësuara ekonomike, perceptimeve të korrupsionit, dhe mungesës së lirive politike dhe shoqërore, tha sot Human Rights Watch në Raportin e tij Botëror 2019.

Autoritetet e kanë shtrënguar kontrollin mbi aktivizmin paqësor, duke arrestuar avokatë, mbrojtës të të drejtave njerëzore dhe aktivistë të të drejtave të grave.

• Zyrtari Amerikan i Jep Paralajmërime Iranit Lidhur me Destabilizimin e Rajonit

Gulf News: Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook, ka dënuar veprimtaritë terroriste të kryera nga Irani, të cilat kanë për qëllim ta destabilizojnë rajonin, gjatë një diskutimi në Bahrein. “Bahrein është një partner kyç në strategjinë tonë për Iranin. Mbështetja e Iranit për proksit këtu në Bahrein është pjesë e një strategjie shumë më të gjerë për të destabilizuar rajonin. Irani duhet ta ndalojë testimin dhe proliferimin e raketave, lëshimin dhe zhvillimin e raketave bërthamore, dhe mbështetjen e militantëve të tij në Liban, Siri, Irak, Bahrein, dhe Jemen.”