Nga një Shkrimtar i Stafit
Senatori amerikan Thom Tillis thotë se regjimi iranian shpenzon qindra miliona dollarë në vit për të financuar organizatat terroriste në botë.
Tillis, një Senator Republikan nga Karolina e Veriut, të mërkurën, mbrojti masat e fundit të marra nga Presidenti Donald Trump si përgjigje ndaj “kërcënimeve të besueshme” nga regjimi iranian.
Gjatë një daljeje në “America’s Neësroom,” Tillis tha se e mbështet shfaqjen e forcës së presidentit teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të rriten. Këtë javë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo zbuloi se militantët e mbështetur nga Irani kanë pozicionuar raketa pranë bazave ushtarake amerikane në Irak, duke bërë që Departamenti i Shtetit të japë urdhër që anëtarët jo-të emergjencës të personelit në ambasadën dhe konsullatën amerikane atje të largoheshin nga vendi.
“Ata shpenzojnë qindra miliona dollarë në vit dhe i kanalizojnë ato në drejtim të organizatave terroriste në mbarë botën,” tha Tillis.
“Nëse nuk i vihesh prapa, ata do ta përhapin ndikimin e tyre,” shtoi ai. “Qindra miliona në vit shkojnë për organizatat terroriste dhe vendi ka ndihmuar dhe asistuar militantët që kanë vrarë qindra ushtarë amerikanë në Irak gjatë konfliktit atje.”
Tillis tha gjithashtu se presidenti duhet të vërë sanksione ekonomike mbi regjimin iranian.