Adel Al-Jubeir: Houthi-t Janë Pjesë e Pandashme e Gardës Revolucionare të Regjimit Iranian

421

Militantët Houthi në Jemen janë pjesë e pandashme e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian dhe janë subjekt i urdhërave të IRGC-së, tha të enjten Ministri saudit i Shtetit për Punët e Jashtme, Adel al-Jubeir.

Ai shtoi se kjo është konfirmuar nga sulmi i Houthi-ve ndaj objekteve në Arabinë Saudite, raporton Al Arabiya English.

Në një seri postimesh në profilin e tij zyrtar në Tëitter, al-Jubeir tha se Houthi-t e vërtetojnë se implementojnë agjendën e regjimit iranian “duke sakrifikuar nevojat e popullit të Jemenit për të mirën e Iranit”.

Të martën, militantët Houthi morën përgjegjësinë për dy sulmet me dron mbi naftësjellësin kryesor lindje-perëndim të Arabisë Saudite. Regjimi Iranian ka kërcënuar herë pas here se do ta mbyllë rrugën kryesore të kalimit të furnizimit global të naftës në rast se do të ketë konfrontim ushtarak me Shtetet e Bashkuara.