Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 15 maj 2019.
Nga një Shkrimtar i Stafit
Këshilli Britanik ka thënë se beson se një nga punonjëset e tij iraniane, Aras Amiri, është dënuar me 10 vite burg në Iran për spiunazh, raporton BBC.
Sir Ciarán Devane, kreu ekzekutiv i kësaj urganizate kulturore të Mbretërisë së Bashkuar, tha se është tronditur nga raportimi i këtij dënimi dh është “thellësisht i shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e Aras”.
“Ne e refuzojmë kategorikisht akuzën e ngritur kundër saj,” tha Devane.
Regjimi Iranian pretendon se Amiri ka ‘rrëfyer’ se ka bashkëpunuar me inteligjencën britanike.
Ajo u arrestua në mars 2018 ndërkohë që po i bënte një vizitë gjyshes së saj të moshuar, dhe dy muaj më vonë u akuzua për “veprim kundër sigurisë kombëtare,” thotë BBC.
Të afërmit e Amiri-t thonë se ajo mbahet aktualisht në të njëjtin seksion të burgut Evin të Teheranit ku mbahet edhe Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një shtetase e dyfishtë britaniko-iraniane e dënuar me pesë vite burg për spiunazh në 2016-ën.
Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha se është “shumë i shqetësuar”.
“Presim ende për detajet por jam duke propozuar një takim me të afërmit e individit më vonë këtë javë pasi jemi shumë, shumë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur dhe më pas do të bëjmë të pamundurën për ta mbështetur individin,” u tha ai Anëtarëve të Parlamentit.