Friday, March 29, 2024

Sanksionet mbi Kompaninë Ajrore Iraniane dhe Pasojat e Tyre

Në fillim të vitit, Gjermania ua ndaloi fluturimeve të Mahan Air të regjimit iranian të operonin në vendin e saj. Gjermania kishte shqetësime lidhur me përdorimin e kësaj kompanie nga Irani për të kryer veprimtari të paligjshme në Siri përmes Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike e cila është etiketuar tashmë si organizatë e huaj terroriste (FTO) nga Shtetet e Bashkuara.

Më pak se një muaj më parë, autoritetet franceze shpallën gjithashtu se do t’i ndalonin të gjitha fluturimet e Mahan Air drejt Francës apo nga Franca. Kjo do të prekë katër fluturime kthimi në javë për kompaninë.

Regjimi iranian ka një histori të gjatë me sanksionet gjatë dekadave të fundit dhe ia ka dalë t’u shmanget në disa raste. Fakti që Gjermania dhe Franca ua kanë ndaluar fluturimeve të Mahan Air të hyjnë në vendet e tyre është një goditje, por nuk është aq e fortë pasi kompania vazhdonn të operojë në Spanjë dhe Itali.

Kufizimet ndaj operacioneve të aviacionit civil të regjimit iranian kanë nisur në vitin 1979 pas krizës së pengjeve. Në 2007-ën u aplikuan sanksione më gjithëpërfshirëse dhe masat lehtësuese që hynë në fuqi me firmosjen e Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) pak vite më vonë nuk shkaktuan ndonjë ndryshim të madh të statusit. Kur u hoqën sanksionet, regjimi iranian porositi mbi 200 avionë. Por ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump doli nga marrëveshja bërthamore dhe në nëntor të vitit të shkuar u riaplikuan sanksione të mëtejshme. Si përfundim, Regjimi mundi të merrte vetëm 16 avionë.

Sanksionet amerikane mbi industrinë iraniane të aviacionit janë të domosdoshme dhe, ashtu si shumë prej sanksioneve të tjera që i janë vënë Iranit, ato po rezultojnë disi të efektshme.

Nëse Bashkimi Europian do të merrte masa të mëtejshme për ta frenuar sjelljen luftarake të regjimit iranian, do të bënte hapa të mëdhenj. Mos lejimi që kompania ajrore që regjimi përdor për veprimtari terroriste dhe për përhapjen e kaosit në Lindjen e Mesme, të operojë në Europë, do të dërgojë mesazhin e qartë se ndikimi malinj i regjimit iranian nuk do të tolerohet.