Analizë nga PMOI/MEK
Iran, 19 prill 2019 – Në vijim të veprimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta etiketuar zyrtarisht Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian si “Organizatë të Huaj Terroriste” (FTO), Instagram po merr vazhdimisht masa për të mbyllur llogaritë e lidhura me IRGC-në e mullahëve.
Të premten u mbyll gjithashtu llogaria e vajzës së kreut të Forcës Quds të IRGC-së, Qasem Soleimani-t.
Për më tepër, është mbyllur edhe llogaria e lidhur me një grup xhihadist të njohur si “Shaheed Baghaie,” i cili ka lidhje me degën Basij të IRGC-së në Shkollën Mjekësore të Ahvazit.
Lllogaritë në Instagram të zyrtarëve iranianë të lidhur me IRGC-në, të cilat janë mbyllur gjatë ditëve të fundit:
- Farhad Nazar, ish-komandanti i policisë së shtetit
- Hossein Salami, zëvendës komandant i IRGC-së
- Habib Shahsavari, komandant i IRGC-së në Iranin veri-perëndimor
- Mohammad Taghi Osanlu, komandant i Fort Hamze në Iranin veri-perëndimor (dy llogari)
- Abedin Khorram, komandant i “Korpusit Ashura” të IRGC-së
- Ruhollah Nouri, zëvendës komandant i Forcave të Terrenit të IRGC-së (dy llogari)
- GholamAsgar Karimian, zëvendës kryetar i trajnimit në Forcat e Terrenit të IRGC-së
Instagram ka fshirë gjithashtu postimet e lidhura me IRGC-në në profilin e Amir Abdullahian, këshilltar special i kryetarit të Majlis (parlamentit) të regjimit, Ali Larijani.
“Duke filluar mëngjesin e së martës, janë mbyllur një numër llogarish në Instagram të lidhura me zyrtarë të ndryshëm ushtarakë dhe zyrtarë atkualë / të mëparshëm të qeverisë, duke përfshirë Mohammad Bagheri, kryetar i Shefave të Shtabit të Forcave të Armatosura; kryekomandanti i IRGC-së Mohammad Ali Jafari; komandanti i Forcave të Terrenit të IRGC-së Mohammad Pakpour; kreu i Forcës Quds të IRGC-së Qasem Soleimani; zëvendës koordinatori i IRGC-së Ali Fadavi; përfaqësues i IRGC-së Hossein Salami; ish-kryebashkiaku i Teheranit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish kryetari i televizionit dhe radios shtetërore Ezzatollah Zarghami. Janë mbyllur në Instagram edhe llogari të tjera të lidhura me IRGC-në dhe Forcën Quds,” sipas një raporti të publikuar të mërkurën në agjensinë zyrtare të lajmeve të mullahëve.
“Llogaria në Instagram e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) është aktive ndërkohë që llogaritë në Instagram të zyrtarëve të IRGC-së janë mbyllur për shkak të etiketimit si FTO,” shton raporti.