Diplomati Amerikan: Assad Është “Degë në Pronësi të Plotë” të Regjimit Iranian

373

 

Një diplomat i lartë amerikan ka thënë se, për sa kohë që Irani dhe militantët e tij, përfshirë Hezbollah, do të qëndrojnë të vendosur në Siri, ai nuk sheh asnjë mundësi për një marrëveshje paqeje dhe, ç’është më e keqja, ai nuk beson se ka ndonjë perspektivë të madhe që Irani të largohet ndonjëherë nga Siria. Në fakt, ai e sheh diktatorin sirian Bashar al-Assad si një kukull të Iranit.

Ambasadori Dennis Ross, i njohur për punën e tij lidhur me Procesin e Paqes midis Izraelit dhe Palestinës, tha: “Mendoj se Bashar al-Assad është një degë në pronësi të plotë të iranianëve, më shumë i iranianëve sesa i rusëve sepse iranianët janë të ngulitur atje.”

Ai vazhdoi: “[Iranianët] janë ngulitur fizikisht në terren në vende të ndryshme. Ata po i ndryshojnë nga ana demografike disa pjesë të vendit…Nisur nga gjithçka që Irani ka investuar në Siri, shoh shumë pak mundësi që dikush ta heqë Iranin nga Siria.”

Regjimi Iranian nisi të përfshihej në luftën civile të Sirisë që nga fillimi për dy arsye:

1) Donte ta zgjeronte kontrollin e tij në Lindjen e Mesme.

2) Donte t’i dërgonte një mesazh popullit të vet.

Nuk është sekret që populli iranian është i pakënaqur nga mullahët. Këtë e vërtetojnë mijëra protestat në mbarë vendin që nga dhjetori i 2017-ës, ku njerëzit thërrisnin me zë të lartë për ndryshim regjimi, edhe pse e dinin se kjo mund të çonte në vdekjen e tyre. Mullahët donin ta shtypnin rezistencën e popullit sirian për të shtypur ëndrrat e popullit iranian për liri.

Ai shpjegoi se idea e paqes me Sirinë, ndërkohë që Irani mbetet i ngulitur atje, është thjesht një iluzion.

Ai tha se, nisur nga ky fakt, shumë pak veta do të mendonin që Irani nuk duhet t’i marrë nën kontroll Lartësitë Golan – një tokë që pretendohet si nga Izraeli, ashtu edhe nga Siria. Ross tha: “Mendoj se ta njohësh Golan-in si pjesë të territorit izraelit e bën më të vështirë për liderët arabë që t’i përgjigjen administratës.”

Ky do të ishte një problem i madh pasi SHBA duhet të punojë me udhëheqësit arabë për t’u përballur me Iranin.