E Premte, 03 shkurt 2017
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër regjimit të Iranit meqenëse Presidenti Donald Trump kërkon të ndëshkojë Teheranin për provën e programit të raketave balistike.
Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se ata kanë publikuar një listë të 13 njerëzve dhe 12 subjekteve të cilat përballen me sanksionet e reja.
Sanksionet do të ngrijnë çdo pasuri apo fonde që mund të kenë nën juridiksionin e SHBA-së.
John Smith, Drejtor i OFAC tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vendosin sanksione nëse Irani vazhdon të ndjekë programin e tij të raketave balistike.
Trump sinjalizoi sanksionet me një tweet në mëngjes herët: “Irani po luan me zjarrin – ata nuk e vlerësojnë sa” i butë ” qe Presidenti Obama me ta. Jo unë.”
Kryetari i Komitetit të çështjeve të jashtme të Dhomës, Ed Royce, republikan nga Kalifornia, tha se veprimet e Iranit përbëjnë “një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë.”