E shtunë, 04 shkurt 2017
Një grup bipartiak i senatorëve tha të enjten se mbështesin sanksionet shtesë ndaj Iranit për provat me raketa balistike, mes njoftimeve se administrata e Trumpit do të përdorë dënime financiare. Njoftoi “THE Hill ” më 2 shkurt. Në vazhdim po e japim të plotë.
Njëzet e dy senatorët dërguan një letër – të kryesuar nga Senatorët Bob Corker (R-Tenn) dhe Ben Cardin (D-Md.) duke argumentuar se Irani “Duhet të ndjejë presion të mjaftueshëm”.
“Zbatimi i plotë i sanksioneve ekzistuese dhe vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Iranit për programin e tij të raketave balistike janë të nevojshme”, kanë shkruar senatorët në letrën për Trumpin.
Ata shtuan se ” shpresojmë të mbështesim përpjekjet e administratës tuaj për t’i kërkuar llogari Iranit.”
Reuters raportoi të enjten se administrata Trump do të nxjerrë sanksione shtesë kundër Iranit mbi programin e raketave balistike, si dhe aktivitetet terroriste.