E enjte, 02 shkurt 2017
Zv Ministri i punëve të jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thirrur të enjten të ngarkuarin e Tregtisë të Ambasadës së Iranit në Abu Dhabi, dhe i ka dorëzuar atij një notë proteste mbi pajisjen ilegale me armë nga ana e Iranit të milicive Houthi në Jemen.
Dr. Abdul Rahim Al Awadi, ka thënë se veprimi i Iranit është një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e ndalojnë këtë, duke shtuar se konsiderohet sulm ndaj legjitimitetit ndërkombëtar, sundimi i Jemenit, dhe nxitja e konflikteve atje, njoftoi agjencia e lajmeve WAM.
Ai theksoi se Rezoluta 2216 në Jemen është “e qartë” në këtë drejtim, prandaj, “armët iraniane dhe avionët pa pilot që forcat e koalicionit Arabe vunë në shënjestër kohët e fundit, janë një shkelje e qartë e kësaj rezolute.”