Të hënën i rivendos raundi i parë i sanksioneve amerikane kundër iranit, duke shtuar kështu presionin mbi Regjimin shumë të paqëndrueshëm iranian.
Këto sanksione, të cilat ishin zbutur nën paktin bërthamor të 2015-ës, ndikojnë në transaksionet financiare që përfshijnë dollarët amerikanë, sektorin automobilistik të Iranit, blerjen e avionëve komercialë dhe metaleve, duke përfshirë arin.
Kjo vjen vetëm tre muaj pasi Donald Trump e nxori SHBA-në jashtë paktit bërthamor të Iranit të vitit 2015, pakt i cili i kishte hequr këto sanksione kundër Regjimit Iranian, për mospëlqimin e nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes. Ai ka paralajmëruar se çdo kompani që vazhdon të investojë në Iran pas afatit do të “rrezikojë pasoja të rënda”.
Trump ka thënë se marrëveshja e “tmerrshme” i kishte dhënë Iranit paratë e nevojshme për të ndezur konflikte të mëtejshme në Lindjen e Mesme, ndërkohë që i impononte kufizime të pamjaftueshme programit të tij të armëve bërthamore.
Në një deklaratë, ai tha: “I nxisim të gjitha kombet të ndërmarrin tapa për t’ia bërë të qartë regjimit iranian se është përballë një zgjedhjeje: ose ta ndryshojë sjelljen e tij kërcënuese e destabilizuese dhe të riintegrohet në ekonominë globale, ose të vazhdojë në rrugën e izolimit ekonomik.”
Qeveria amerikane qëndron përkrah popullit iranian dhe ua mbështet protestat, sipas zyrtarëve amerikanë.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha që këto sanksione do të mbeten në fuqi derisa qeveria iraniane ta ndryshojë radikalisht sjelljen dhe t’i japë fund mbretërimit të saj si shteti kryesor në botë që sponsorizon terrorizmin.
Ai tha: “Ata duhet të sillen si një vend normal. Kjo është ajo që u kërkohet. Është fare e thjeshtë.”