Mini Raporti i Iranit – 8 Gusht, 2018

1140

 Iranianët fajësojnë Qeverinë për rikthimin e sanksioneve

AFP- Teheran: Shumë iranianë fajsojnë qeverinë e tyre për rikthimin e sanksioneve amerikane.

Një pjesë e madhe e dëmit ishte bërë tashmë në javët përpara rikthimit të sanksioneve, pasi retorika agresive e Presidentit amerikan Donald Trump i frikësoi investitorët dhe shkaktoi një rritje kërkese për rialin. Kjo vetëm sa i ka shtuar problemet tashmë të rrënjosura thellë të korrupsionit, një sistemi bankar kaotik dhe të papunësisë së shfrenuar pas disa dekadash keqmenaxhimi.

“Çmimet po rriten përsëri, por arsyeja është korrupsioni i qeverisë, jo sanksionet amerikane,” tha Ali, një dekorues 35-vjeçar. Si shumë të tjerë, ai mendon se Presidenti Hassan Rouhani nuk e ka fuqinë për t’i përmirësuar gjërat. “Ai nuk mund t’i zgjidhë problemet. Është bërë e qartë disa herë që nuk është ai vendim-marrësi në këtë vend. Problemi ynë janë përfaqësuesit dhe sistemi ynë,” shtoi ai.

  • Garda Revolucionare Iraniane: Ne u kërkuam Houthi-ve të sulmojnë cisternat saudite të naftës

Një komandant i Gardës Revolucionare Iraniane e ka pranuar se sulmi i Houthi-ve që kishte në shënjestër dy cisternat saudite të naftës në Ngushticën Bab al-Mandeb ishte kryer si kërkesë nga Garda Revolucionare.

Sipas agjensisë iraniane të lajmeve Fars, Komandanti i Gardës Revolucionare Nasser Shabani tha: “Ne u kërkuam jemenasve të sulmonin dy cisternat saudite të naftës, kështu që ata e bënë.”

Agjensia e Lajmeve Fars e ka fshirë artikullin, i cili konsiderohet një pohim i qartë nga ana e Iranit se mbështet militantët Houthi, pak minuta pas publikimit.

Shabani tha gjithashtu se militantët Houthi në Jemen dhe libanezët Hezbollah “përfaqësojnë thellësinë e Iranit në rajon.”

  • Gjermania bllokon dërgimin e $400 milion para kesh në Iran mes rritjes së sanksioneve amerikane

Banka qendrore e Gjermanisë ka bllokuar një dërgesë prej $400 milion para kesh në Iran, gjë që shënon një fitore tjetër për SHBA-në në përputhje më rritjen e sanksioneve të tyre mbi këtë vend, sanksione të cilat hynë në fuqi të plotë të martën.

400 milion dollarët po mbahen nga banka europiano-iraniane e tregtisë (EIH), në pronësi të Iranit, e cila lejohet të operojë në Hamburg.

EIH ka qenë sanksionuar më parë nga Europa dhe SHBA për ndihmesën ndaj programit bërthamor të Iranit.

Sipas Fox News, ambasadori amerikan në Berlin ishte ai që drejtoi fushatën për ta bindur qeverinë gjermane që ta ndalojë këtë transfertë parash.

“I jemi mirënjohës partnerëve tanë gjermanë që e pranuan nevojën për të vepruar,” tha ai për kanalin e lajmeve.

  • Gjiganti Gjerman i Automjeteve, Daimler, Largohet nga Irani, Duke Cituar Kërcënimin e Sanksioneve Amerikane

Gjiganti gjerman i automjeteve Daimler i ka ndalur veprimtaritë e biznesit në Iran vetëm pak orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u betua se do të bllokonte çdo kompani që operon në Iran nga shitjet në tregun e gjerë amerikan.

“I kemi pezulluar veprimtaritë tona të kufizuara në Iran në përputhje me sanksionet e aplikueshme,” tha një zëdhënëse e Daimler më 7 gusht.

Kjo lëvizje i jep një fund të papritur planeve të zgjerimit të Daimler në Iran, ku po bashkohej me dy firma vendase për të ndërtuar kamionë Mercedes-Benz.

  • Iran: Protestuesi i vrarë nga IRGC varroset në Teheran

Trupi i Reza Otadi, protestuesit 23 vjeçar të vrarë nga njësitë e Gardës Revolucionare (IRGC) në Karaj gjatë protestave madhore anti-regjim, u varros të hënën në Varrezat e famshme Beheshte Zahra të Teheranit.

Anëtarët e IRGC po qëndronin mbi një tarracë kur hapën zjarr dhe qëlluan mbi Otadi-n të premten mbrëma.

Një numër familjarësh, miqsh e tregtarësh pazari nga Karaj dhe Teherani morën pjesë në këtë ceremoni.