Saturday, September 7, 2024

Regjimi Iranian Shkatërron Varret Masive për të Mbuluar Krimin

Regjimi iranian ka filluar tashmë të shkatërrorjë varret masive të të burgosurve politikë të ekzekutuar fshehtas nga forcat e sigurisë së mullahëve në vitet 1980, pavarësisht një lutjeje nga Amnesty International që ta ndalojë këtë përdhosje dhe të lejojë kryerjen e një hetimi.

Më 20 korrik, disa nga familjarët e të vrarëve të masakrës së 1988-ës të të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), vizituan njërën nga zonat sekrete të varreve, që ndodhet prapa Varrezës Behesht-Abad në Distriktin 5 të zonës Padadshahr Padad në qytetin Ahvaz, dhe i gjetën varret e të dashurve të tyre të shkatërruara. Zona në Ahvaz shërbente si vendi i varrimit për ata që u vranë gjatë masakrës së 1988-ës dhe për disidentët e vrarë nga Regjimi midis viteve 1981 dhe 1984.

Ky shkatërrim jo vetëm që tregon mos-respektim ndaj të vdekurve, por parandalon gjithashtu çdo hetim mbi masakrën për shkak të shkatërrimit të provave, gjë që është pikërisht ajo çfarë duan mullahët.

Philip Luther, Drejtori i Kërkimit dhe Mbrojtjes së Lindjes së Mesme për Amnesty International, tha: “Mizoritë e masakrës së vitit 1988 në Iran janë një plagë që mbetet e hapur ende pas tre dekadash. Duke shkatërruar provat kryesore forensike, autoritetet iraniane po krijojnë qëllimisht një mjedis pandëshkueshmërie. Kujtimi i të vrarëve nuk mundet thjesht të fshihet apo të varroset nën beton.”

Në vitin 2017, Regjimi Iranian tentoi të shkatërronte varret masive, por pasi planet e tij u zbuluan nga të afërmit dhe nga opozita iraniane, një protestë ndërkombëtare e detyroi Regjimin të ndalonte. Tani, ata po veprojnë me shpejtësi të madhe për të shkatërruar varret.