Thursday, March 28, 2024

Samiti Arab: Kritikohet ashpër ndërhyrja e Iranit

E hënë, 3 prill  2017

A po i shton aksionet ndaj Iranit aleanca e Samitit arab?

Duket se Samiti i fundit e Ligës Arabe në Jordani duhet të konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në rrugën e izolimit të mëtejshëm të Iranit në Lindjen e Mesme. Në një shikim të parë, në këtë konferencë morën pjesë një numër më i madh i udhëheqësve shtetërorë në krahasim me takime të tilla të mëparshme. Al-Arabiya e trajtoi në një artikull nga Heshmat Alavi, më 3 prill 2017.

Një perspektivë më e thellësi na vë përpara këtij konkluzioni të rëndësishëm se shumica e folësve kritikuan ashpër ndërhyrjet e Iranit dhe theksuan nevojën e solidaritetit dhe aleancës mes shteteve arabe për t’u përballur me këtë fenomen. Udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Jordanisë shprehën në mënyrë specifike shqetësimin e tyre të madh për ndërhyrjet e Iranit në rajon, veçanërisht në Siri, luftënxitjen sektare dhe sponsorizimin shtetëror të terrorizmit nga ana e Teheranit.

“Teherani provokon sektarizmin dhe pengon përpjekjet për të zgjidhur krizat rajonale,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul Gheit.