Komiteti i Grave i NCRI dënon ndalimin nga ana e regjimit iranian të konkurimit të atleteve

365

E diel, 2 prill, 2017

Regjimi klerikal me një masë të turpshme privoi pesë atlete iraniane për një vit nga pjesëmarrja në të gjitha turnet kombëtare dhe ndërkombëtare për “moszbatim të kodeve islame”, pasi morën pjesë në konkurset e hapura të bilardos në Kinë.

Kjo është pjesë e politikës së regjimit klerikal kundër atletëve iranianë, veçanërisht grave.

Vitin e kaluar, Khamenei lëshoi një dekret absurd që ndalon gratë “të hipin në biçikletë në publik dhe para të huajve”. Ai tha, “ngarja e biçikletës shpesh tërheq vëmendjen e meshkujve dhe tenton të josh dhe të korruptojë shoqërinë. Është kundër dëlirësisë së grave dhe duhet të braktiset.” (Shtypi shtetëror – 10 shtator 2016)

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon privimin e atleteve nën akuza të tilla fallso. Komiteti i Grave i NCRI u bën thirrje grave liridashëse të Iranit për t’u  ngritur dhe për të protestuar kundër shtrëngimeve mesjetare dhe represive të regjimit.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

1 prill 2017