E hënë, 3 prill 2017
Një gjeneral i NATO-s i dërgon një mesazh të fuqishëm Iranit
Londër – Gjenerali James Jones, ish-Komandant Suprem i NATO-s, ka qenë gjithmonë i përfshirë në çështjet dhe problemet e Lindjes së Mesme. Në një intervistë me Asharq Al-Awsat, Jones shprehu kënaqësinë e tij për takimin “jashtëzakonisht të suksesshëm” midis Princit trashëgimtar zëvendës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Zëvendës Kryeministër i dytë dhe Ministër i Mbrojtjes, dhe presidentit amerikan Donald Trump, ku të dy ranë dakord mbi “rreziqet që kërcënojnë Gjirin.”
Kur e pyetën për të vlerësuar marrëdhëniet amerikano-saudite dhe për të vënë në dukje se si do të ndryshojnë ato në krahasim me mandatin presidencial të Barak Obamës, gjenerali Jones u përgjigj se “Trump-i dhe qeveria e kanë të qartë se Irani është një shtet që nuk mund t’i besohet, paraqet kërcënim për rajonin dhe është burim i terrorizmit. Unë mendoj se vizioni i përbashkët i princit trashëgimtar zëvendës i Arabisë Saudite dhe udhëheqësve të tjerë të Gjirit ndaj Iranit i përmirëson lidhjet me administratën e re amerikane. “
“Si mund të bashkëpunojë SHBA me mbretërinë saudite dhe vendet e Gjirit Arabik për të kufizuar ndërhyrjen e Iranit në punët e tyre dhe për të ndaluar operacionet terroriste të Iranit?”
Përgjigja e Jones ishte si vijon: “Mendoj se në qoftë se përballemi me një kërcënim ekzistencial, atëherë duhet të jemi të vendosur, të dyfishojmë sanksionet dhe të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë që Irani të ndryshojë qëndrimin e tij në mënyrë radikale.”