Friday, July 26, 2024

Rruga pa dalje e regjimit të Iranit me rojet e tij revolucionare (IRGC)

E enjte, 22 qershor 2017

NCRI – Senati i SHBA ka miratuar projekt-ligjin “Akti i vitit 2017 kundër Veprimit destabilizues të Iranit” dhe ka bërë që regjimi  iranian të dridhet nga frika. Media në vend e ka përshkruar projekt-ligjin si “vrimën e zezë” të sanksioneve.

Projektligji është aq gjithëpërfshirës saqë nuk i lë regjimit iranian zgjedhje tjetër, veç pranimit.

Një pjesë e projektligjit merret veçanërisht me sanksionet mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të vendit. Ai bazohet në një urdhër ekzekutiv dhe përcakton se individë ose subjekte do të vendosen në listën e sanksioneve të SHBA nëse i ofrojnë shërbime ose bashkëpunojnë me IRGC.

Përveç aspekteve ushtarake të projektligjit që shqetësojnë regjimin iranian, edhe ndikimi ekonomik është po aq shqetësues.

IRGC ka një kontroll të madh mbi ekonominë e vendit dhe sanksionet e reja ndoshta mund të kenë një efekt paralizues. Regjimi është i vetëdijshëm se masat e reja janë shumë më të gjera krahasuar me sanksionet që ishin vendosur para se të pranohej marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Edhe pse ligji nuk e emërton zyrtarisht IRGC si një organizatë terroriste të huaj, shumë thonë se rezultati do të jetë i njëjtë. Është gjithashtu e mundshme që këto sanksione janë në fakt hapi i parë në lëvizjen drejt këtij përcaktimi.