Saturday, July 27, 2024

Irani pranon lëshimin e 1000 raketave në selinë e MEK-ut në vitin 2001

E premte, 23 qershor 2017 

NCRI – Guarda Revolucionare e Iranit (IRGC) pranoi edhe një herë lëshimin e 1000 raketave që synonin Organizatën  opozitare të  Moxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Irak në 2001.

IRGC po ashtu pranon mungesën e guximit për të njohur këtë agresion kriminal ndaj vendit fqinj dhe refuzimin për të bërë një njoftim publik.

“18 vjet më parë, IRGC nisi një sulm raprezalje dhe lëshoi 1000 raketa dhe artileri me rreze të gjatë që synonin bazat e PMOI / MEK-ut  në brendësi të Irakut. Kjo përfshinte kampin Ashraf dhe një bazë në qytetin e al-Emara. Për shkak të kufizimeve specifike, kjo masë nuk ishte pranuar publikisht për shumë vite. Megjithatë, ky ishte një akt strategjik dhe dërgoi një mesazh, “sipas një telegrami të 19 qershorit nga agjencia e lajmeve Fars e lidhur me IRGC-në.

Vlen të përmendet se më 9 prill 2010 ish shefi i IRGC-së, Rahim Safavi bëri një pranim të ngjashme.

“IRGC-ja ka ekzekutuar një plan operacional nga ora 4 deri në 8 të mëngjesit duke synuar të gjitha bazat e PMOI / MEK-ut, nga Kamp Ashraf në një bazë në qytetin e al-Emara, duke lëshuar 1000 raketa dhe artileri me rreze të gjatë, duke shkatërruar të gjitha bazat dhe duke shkaktuar viktima të rënda mes tyre “, tha ai.