E mërkurë, 21 qershor 2017
Thirrje për veprim të menjëhershëm për lirimin e tij
Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër hapjes së një çështjeje të re gjyqësore kundër të burgosurit politik 66-vjeçar Ali Moezzi dhe për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.
Pavarësisht faktit se kanë kaluar dy vjet që nga dënimi i përfunduar i zotit Moezzi, regjimi klerikal po përpiqet të parandalojë lirimin e tij me një komplot dhe një dosje të re. Ali Moezzi është babai i dy anëtarëve të PMOI të Ashrafit dhe një nga të burgosurit politikë të viteve 80-të që është arrestuar disa herë dhe ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e prostatës, bllokim dhe hemoragji të vazhdueshme, tumore të fshikëzës, probleme të veshkave dhe shumë vite ka vuajtur torturat, por torturuesit e kanë privuar atë nga kujdesi shëndetësor bazë.
Xhelati, të dielën, më 28 maj, donte ta çonte atë në gjykatë me pranga, vargonj dhe rroba burgu, por ai refuzoi të shkonte në gjykatë për të protestuar ndaj kësaj sjellje fyese. Përsëri, më 19 qershor, i bënë presion për të shkuar në gjykatë nën të njëjtat rrethana, por ai refuzoi përsëri të shkonte në gjykatë. Më pas, xhelatët e transferuan atë nga godina gjashtë e burgut të Teheranit në godinën tetë të këtij burgu, ku kushtet shëndetësore dhe të jetesës janë shumë më të këqija se sa në godinat e tjera dhe shumica e të burgosurve me dosje penale mbahen atje.