Shkruar nga Shahriar Kia më 23 prill 2019.
Nga Shahriar Kia
Një rrjet terrorist i mbështetur nga Irani, me detyrën për të sulmuar forcat amerikane dhe europiane, është zbuluar në rajonin e Afrikës qendrore pranë Çadit dhe Republikës së Afrikës Qendrore.
Ismael Djida, kreu i kësaj qelize terroriste të Afrikës qendrore, tha: “Duam të krijojmë një ushtri për të luftuar kundër perëndimorëve në Afrikë.”
Shumë prej anëtarëve të këtij rrjeti kishin qenë pjesë e grupit terrorist Seleka para se të rekrutoheshin e të trajnoheshin nga një divizion i Forcës iraniane Quds, i njohur si Njësia Speciale për Operacionet e Jashtme.
Seleka, e etiketuar si organizatë terroriste, u shfaq në vitin 2012 në fillim të luftës civile që vazhdon akoma në Republikën e Afrikës Qendrore, rrëzoi Presidentin François Bozizé dhe vuri si president Michel Djotodia.
Regjimi iranian raportohet të ketë shpenzuar qindra mijëra dollarë për ta financuar këtë rrjet dhe ka paguar $150,000 për të rekrutuar rebelë nga Seleka, dhe ka marrë në shënjestër Çadin, Republikën e Afrikës Qendrore, Eritrean, Gambian, Nigerin, Sudanin Jugor dhe Sudanin.
Kjo nuk është hera e parë që Irani përfshihet në Afrikën qendrore. Në vitin 1993, qindra trupa iraniane punonin në Sudan dhe vetëm dy vite më vonë vendi u mbush me mijëra trajnerë terroristë të trajnuar nga Irani.
Në fakt, një padi e Osama bin Laden në 1998-ën deklaronte se ai kishte punuar me regjimin iranian, me Hezbollahun e mbështetur nga Irani, dhe me Frontin Kombëtar Islamik (partia që sundonte atëherë Sudanin) për shkatërrimin e armiqve të tyre perëndimorë, në veçanti, SHBA-së.
Michael Ledeen shkruan në Iranian Time Bomb: “Aleanca mes Sudanit dhe regjimit iranian ishte plotësisht e arsyeshme për këto dy regjime fashiste islamike, pasi ata kishin një objektiv kryesor të përbashkët: t’i nxirrnin jashtë Shtetet e Bashkuara.”
Ai tha se ka “një dokumentacion të konsiderueshëm” që vërteton aleancën mes Iranit, Hezbollahut, al Qaeda-s, dhe Sudanit.
Një dëshmi e mëtejshme është fakti që në 2011-ën, Presidenti i atëhershmë i regjimit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, vizitoi Sudanin dhe përqafoi ish-presidentin sudanez Omar al-Bashir, i cili ishte rrëzuar rishtazi në Pranverën Arabe. Irani nuk kishte ndërmend të braktiste një vend që e kishte influencuar për tre dekada.
Zbulimi i qelizës terroriste tregon se regjimi iranian është ende aktiv në rajon.
Më herët këtë vit, kreu i Komandës Afrikane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Thomas Waldhauser, shpalli se SHBA do t’i tërhiqte trupat e saj nga Afrika Perëndimore. Kjo gjë e lë zonën në një vakum pushteti të cilin Irani e shfrytëzon plotësisht, duke e lënë rajonin në rrezik nga terroristët iranianë. Por Europa duhet gjithashtu të ndihmojë për të eliminuar terroristët.
Anthony Chibarirwe, kontribues në Trumpet, shkruan: “Rajoni Sahel ka nevojë të dëshpëruar për mbështetje kundër terrorizmit, dhe Europa ka pozicionin—dhe motivimin—e duhur për të ndërhyrë. Ndërsa SHBA ka qenë përgjithësisht lideri në luftën globale kundër terrorit, Europa ka luajtur një rol madhor në luftën afrikane kundër terrorizmit.”