Thursday, March 28, 2024

Iran: Emrat e 28 të Burgosurve Politikë të Arrestuar në 2018-ën

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 23 prill 2019.

Thirrje për caktimin e një delegacioni ndërkombëtar për t’u takuar me të burgosurit dhe për të vizituar burgjet e fashizmit fetar që sundon Iranin

Mahmoud Alavi, Ministri i Inteligjencës në regjimin klerikal, më 19 prill 2019, u përpoq të ngrinte moralin e forcave të dëshpëruara të regjimit pas etiketimit terrorist të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke thënë fjali qesharake si për shembull: Gestapo e mullahëve ka bërë një “epikë inteligjence” sipas “udhëzimeve të Khamenei-t” gjatë vitit të shkuar.

Ai tha, “Gjatë vitit të shkuar, janë goditur 116 grupe të lidhura me PMOI/MEK.”

Rezistenca Iraniane, duke theksuar se arrestimet e vitit të shkuar janë shumë më tepër sesa shifrat e deklaruara nga kreu i Mafias së mullahëve vrasës e terroristë, tha po atë ditë se regjimi i mullahëve duhet t’i publikojë emrat e gjithë të arrestuarve.

Në lidhje me këtë, PMOI publikoi emrat e 28 të arrestuarve në 2018/2019 që ndodhen ende në burg, dhe bën thirrje për aksio ndërkombëtar urgjent për lirimin e tyre:

  1. Farshad Etemadifar, 24, Gachsaran, qershor 2018
  2. Omid Javid Nasab, 20, Gachsaran, qershor 2018
  3. Farshad, 21, Gachsaran, qershor 2018
  4. Farshid Baharan, 21, Yasouj, qershor 2018
  5. Mehrzad Baharan, 27, Yasouj, qershor 2018
  6. Amir Ramin Fard, 38, Tabriz, qershor 2018
  7. Shahyad Ghanavati, 32, Ahvaz, shtator 2018
  8. Afshin Barzegar Jamshidi, 29, shtator 2018
  9. Majid Mahmoudian, 37, Tabriz, shtator 2018
  10. Mohammad Reza Hasan Maleki, 33, Semnan, tetor 2018
  11. Zarir Hadipour, 56, Kohdasht, tetor 2018
  12. Farhang Khorshidi, 41, Kohdasht, tetor 2018
  13. Alireza Barzegar, 40, Karaj, tetor 2018
  14. Pouriya Vahidian, Tehran, nëntor 2018
  15. Manoochehr Farhadi, 50, Isfahan, Shkurt 2019
  16. Seyyed Mehdi Vafaie, 35, Tehran, Shkurt 2019
  17. Hossein Noori Derakhshan, 36, Tehran, Shkurt 2019
  18. Hamid Kashani, Ghaemshahr, Shkurt 2019
  19. Vahid Bani Ameriyan, 26, Tehran, mars 2019
  20. Pooya Ghobadi, 26, Tehran, mars 2019
  21. Sina Zahiri, 36, Tehran, mars 2019
  22. Mohsen Farid, 44, Tehran, mars 2019
  23. dhe 24. Parsa Sedighi Hamedani, 22, me motrën e saj, Urmia, mars 2019
  24. Ebrahim Khalil Sedighi Hamedani, 60, Urmia, mars 2019
  25. Afshin Shahsavari, 27, Tehran, mars 2019
  26. Abbas Shahbazi, 41, Ahvaz, mars 2019
  27. Najah Anvar Hamidi, 60, Ahvaz, mars 2019

 

Më 19 prill 2019, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisionerit të Lartë dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të marrin masa të menjëhershme për t’i liruar këta të arrestuar dhe të caktojnë delegacione për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me të burgosurit politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 prill 2019