Të martën, mbi Presidentin e Regjimit Iranian Hassan Rouhani u shtua presioni, teksa ligjvënësit e thirrën për të dhënë llogari mbi rritjen e dobët ekonomike dhe rritjen e çmimeve, por parlamenti nuk u bind nga përgjigjet e tij dhe ia referoi rastin drejtësisë.
Rouhani tha se problemet ekonomike kishin filluar vetëm kur Uashingtoni i rivendosi sanksionet mbi Teheranin, por për shumë ligjvënës kjo përgjigje nuk ishte e kënaqshme, sipas rezultateve të votimit në fund të seancës, të raportuara nga agjensia e lajmeve Tasnim.
Rouhani tha gjithashtu “Kini parasysh që sabotazhi krijon shkatërrim. Kini parasysh që krijimi i një imazhi të errët të jetëve të njerëzve do të çojë në më shumë errësirë.”
Gjatë fjalimit, Rouhani argumentoi gjithashtu se protestat e janarit në Iran e kishin nxitur Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga JCPOA