Pompeo: SHBA do të ‘mbrohet fuqishëm’ kundër sfidës gjyqësore të Iranit

318

Shtetet e Bashkuara do ta “mbrojnë fuqishëm” veten në Gjykaten Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj kundërshtimit të Iranit për sa i përket rivendosjes së sanksioneve amerikane, tha të hënën Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Irani ka kërkuar në Hagë që gjykata e lartë e OKB t’i pezullojë sanksionet unilaterale amerikane, të cilat u rivendosën tre javë më parë në vijim të tërheqjes së SHBA-së nga një pakt i rëndësishëm bërthamor i vitit 2015 me Teheranin.

“Ne do të mbrohemi fuqishëm kundër pretendimeve të pamerituara të Iranit këtë javë në Hagë,” tha Pompeo.

Ai tha se ankesa e Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është “një përpjekje për të ndërhyrë në të drejtat sovrane të Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë veprime të ligjshme, përfshirë rivendosjen e sanksioneve, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.