Komiteti i Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dënon fuqishëm vdekjen e dyshimtë të prokurorit Argjentinas Alberto Nisman dhe ofron ngushëllimet e saj për të afërmit dhe miqtë e tij.
Në rrugën e drejt dhe rolin e saj të rëndësishem për hetimin në lidhje me terrorizmin e regjimit Iranian, Komiteti i punëve të jashtme të NCRI-së bën thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar dhe të pavarur mbi vdekjen misterioze të Z. Alberto Nisman dhe bërjen publike të hetimeve.
Prokurori Argjentinas udhëhoqi hetimet e bombardimeve terroriste në 1994 të qendrës së komunitetit hebre AMIA në Buenos Aires. Ai kishte paralajmëruar rreth terrorizmit të regjimit Iranian dhe i kishte thënë se kishte ” ka prova të pakundërshtueshme se vrasësit nga që kryen sulmin në 1994 ishin nga Teheran”.
Ai është shprehur në një radio stacioni të Buenos Aires në qershor 2013 se: “Unë jam i sigurt se unë kam prova të pakundërshtueshme. Çdo prokuror që do të ulut në zyrën time do të arrij në konkluzione të njëjta, sepse kjo është ajo ku dëshmit të çojnë.”
Ai i kërkoi gjithashtu Interpolit të “marrë masa të mëtejshme për të siguruar arrestimin e të tetë të pandehurve që morrën pjesë në bombardim, me një urdhër arresti ndërkombëtar ‘.
Gjykatat Argjentinas ka akuzuar tetë zyrtarë të lartë, të tanishme dhe të mëparshme të regjimit Iranian gjatë bombardimeve, përfshirë këtu Ali Akbar Velayati.këshilltar i tanishëm i liderit suprem Ali Khamenei; Mohsen Rezai, sekretari aktual i Këshillit të Dobive dhe ish-komandant IRGC; Ahmad Vahidi, ish-ministri i Mbrojtjes; Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, ish-president i regjimit klerikal; Ali Fallahian, ish-Ministri i Inteligjencës; Mohsen Rabbani, ish-atasheu kulturor i regjimit në ambasadën në Argjentinë; dhe Ahmad Reza Asghari, ish-sekretar i tretë i regjimit në ambasadën në Argjentinë.
Sipas hetimeve më vonë u zbulua se Hassan Rouhani, president i tanishëm i regjimit Iranian, kishte qenë në komisionin e posaçëm të qeverisë Iraniane që komplotoi bombardimet e 1994.