Iran: 100 të arrestuar pasi vallëzuan në festa të përzier, shtypja vazhdon nën regjimin e Rouhan

1203

NCRI – Forcat e Sigurisë së Shtetit (policia) në Iran ka arrestuar 84 të rinj për vallëzimi në një festë në qytetin e Mashhad.

49 burra dhe 35 gra morën pjesë në një festë femra dhe meshkuj, kur ata u bastisën nga agjentët e Ministrisë të Inteligjencës dhe Sigurimit të regjimit.

Një raport i medias shtetërore tha: “Pasi informacioni u konfirmua, u bë koordinimi i nevojshëm me autoritetet gjyqësore dhe është lëshuar autorizimi për operacionin.

“49 burra dhe 35 gra u arrestuan në një operacion të papritur ndërsa ata ishin duke vallëzuar.”
Një raport i veçantë tha se një tjetër grup prej 20 të rinjsh meshkuj dhe femra u arrestuan nga Garda Revolucionare, të enjten në qytetin e Amol, në Iran veriore.

Arrestimet vijnë pavarësisht premtimeve nga i ashtu-quajtur president i moderuar Hassan Rouhani se ai do të zgjeroj lirinë sociale gjatë mandatit të tij.

Në vend të kësaj, shtypja e popullsisë është rritur, së bashku me të janë rritur dhe ekzekutimet në më shumë se 1200 persona në 18 muajt e fundit.

Bastisjet gjithashtu vazhdojnë me arrestimet e shitësve dhe shpërndarësve të pajisjeve satelitore, mbylljen e berberaneve dhe dyqaneve të fotografive në një numër të qytetesh mbi bazën se ato janë ‘jo-islamike’.

Policia e regjimit ka arrestuar 21 persona në Teheran që supozohet se janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e pjatave satelitore dhe pajisjeve të tjera duke ndihmuar iranianët të shikojnë TV satelitor.
Kreu i policisë së Iranit pohoi se forcat e tij kishin shkatërruar ‘rrjetin e punëtorëve shumë të avancuara” të cilët prodhojnë pajisje satelitore.

Kolonel Mohammad Masoud Zahedian tha: “Në lidhje me këtë, 21 persona u arrestuan dhe më shumë se 640,000 pjesë të pajisjeve janë konfiskuar.”

Sipas një transmetimi tjetër të paktën 30 dyqane u mbyllën, ato ishin dyqane të fotografive, dyqane parukerie dhe dyqane shtypi ato ndodheshi disa qytete në Mazandaran, province në Iranin verior, dhe pretendohej se ata kanë shkelur kodet e islamit.

Këto masa janë kryer në dy faza në qytetet e Amol, Babol dhe Qaemshahr të shtunën dhe të martën nga departamenti që mbikëqyr vende publike në Mazandaran.

Në muajt e fundit, shumë fotografë, botues dhe artistët janë arrestuar dhe janë privuar nga punët e tyre për përdorimin e rrjeteve sociale të tilla si Instagram dhe publikimin e punës së tyre në rrjetet sociale.