Nga Shahriar Kia
Regjimi Iranian tha të martën se do të vazhdonte me planin e tij për të lëshuar tre satelitë në orbitë këtë vit, pavarësisht masave të fundit të SHBA-së për ta frenuar programin e raketave balistike të vendit, program i cili avancohet nga aktiviteti i satelitëve.
Ministri iranian i Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari-Jahromi, i cili po jepte një intervistë për Reuters gjatë një konference në Gjenevë, tha se Regjimi Iranian do të vazhdojë me planet e tij për të lëshuar tre satelitë në 2019-ën dhe nuk e pranoi që këto lëshime satelitësh janë një mbulim për zhvillimet e raketave balistike.
Të hënën, Donald Trump tha se Trupat elitë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit janë etiketuar si organizatë terroriste, gjë që do të ndihmojë në frenimin e zhvillimit të raketave balistike nga regjimi iranian në dy mënyra:
- duke siguruar që çdokush që e furnizon IRGC-në me pjesë raketash jo vetëm që do të jetë duke shkelur sanksionet amerikane, por do të jetë edhe duke i ofruar mbështetje materiale një grupi terrorist
- duke ndërprerë fondet që shkojnë për IRGC-në, e cila kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane përmes një sërë kompanish proksi dhe ka kontroll mbi programet e raketave dhe mbi veprimtari të tjera malinje.
SHBA është e shqetësuar se teknologjia balistike me rreze të gjatë veprimi, e cila përdoret për të lëshuar satelitët në orbitë, mund të përdoret gjithashtu për të lëshuar kokat bërthamore të raketave.
Në vijim të dështimit të janarit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter: “Ky lëshim vërteton edhe një herë se Irani po kërkon rritjen e kapaciteteve rë raketave që kërcënojnë Europën dhe Lindjen e Mesme.”
E vërteta është se për sa kohë që mullahët të jenë në pushtet, Irani do të mbetet një shtet vagabond. E vetmja mënyrë për të garantuar që Irani do të ndryshojë është të ofrohet mbështetje për ndryshimin e regjimit përmes Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.