- Maryam Rajavi: Thirrje për formimin e këshilleve popullore në Ahvaz për të përballuar përmbytjet
Përmbytjet shkatërrimtare po përhapen me shpejtësi në provincën Khuzestan, sidomos në Ahvaz. Një pjesë e madhe e popullsisë së kësaj province ka mbetur pa strehë dhe miliona bashkëatdhetarë tanë janë në rrezik serioz.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i bëri thirrje popullit dhe rinisë në Ahvaz e në pjesë të tjera të Khuzestanit që të bashkëpunojnë për formimin e këshilleve popullore për të përballuar përmbytjet në çdo qytet e zonë.
- Trump ‘do të Vazhdojë ta Rrisë Presionin’ mbi Iranin: Pompeo
Reuters: Presidenti amerikan Donald Trump do ta rrisë presionin mbi Iranin, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, por nuk dha komente specifike nëse administrata do të vazhdojë të bëjë lëshime lidhur me sanksionet për vendet që importojnë naftë iraniane. Pompeo iu drejtua një komiteti të Senatit amerikan duke thënë se nuk kishte “asnjë shpallje” nëse Uashingtoni do të vazhdojë me lëshimet për disa vende që importojnë naftë krudo iraniane, apo për programin bërthamor civil të Iranit, tani që Trump i ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga pakti bërthamor ndërkombëtar i 2015-ës me Iranin dhe ka rivënë sanksionet.
- SHBA Nxit Europën që ta Etiketojë IRGC-në si Organizatë Terroriste
Asharq Al-Awsat: Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit i kanë bërë thirrje shteteve të BE-së që të ndërmarrin një hap të ngjashtëm me atë të SHBA-së dhe t’i shtojnë Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në listën e tyre terroriste. Kjo kërkesë ka për qëllim ta rrisë presionin mbi regjimin iranian në mënyrë që të mos e lejojë të financojë militantët e lidhur me IRGC-në në rajon apo të planifikojë operacione terroriste nga brenda territorit europian.
- Trump Ka të Drejtë ta Etiketojë Gardën Revolucionare të Iranit si Terroriste
Cal Thomas për Fox News: Presidenti Trump i ka etiketuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë e huaj terroriste (FTO). Kishte ardhur koha për këtë. Mund ta kishin bërë edhe administratat e tjera, por nuk e kanë bërë. Në një deklaratë, presidenti tha, “Regjimi iranian është sponsorizuesi kryesor shtetëror i terrorit. Ai eksporton raketa të rrezikshme, ndez konflikte në Lindjen e Mesme, dhe mbështet terroristët.”