Regjimi Iranian Shpenzon më Shumë se Dyfishin e Buxhetit të Tij për Subvencione

413

 

Shkruar nga Mahmoud Hakamian më 19 prill 2019.

Nga Mahmoud Hakamian

Organizata iraniane e Planit dhe Buxhetit (PBO) ka thënë se Regjimi do të shpenzojë më shumë se dyfishin e buxhetit të qeverisë për subvencione të fshehura e të drejtpërdrejta në këtë vit financiar.

PBO tha se Irani llogaritet të shpenzojë 8,900 trilion rial (ose $63.7 bilion, bazuar në kursin aktual të këmbimit të dollarit amerikan në tregun e hapur) për subvencionet totale, shifër që është 2.2 herë më e lartë sesa buxheti i qeverisë, gjatë vitit fiskal aktual nga 21 marsi 2019 deri më 20 mars 2020.

Po të bazoheshim në kursin artificial iranian të këmbimit, i cili u fiksua në prill 2018, sasia në dollarë do të ishte të paktën tre herë më e lartë.

Kjo është një listë e llogaritjeve të PBO-së për subvencionet e fshehura në Iran gjatë 2019-ës (sasitë në dollarë amerikanë janë llogaritur sipas kursit të këmbimit në treg të hapur):

  • Ushqimet: 399 trilion rial ($2.85 bilion)
  • Ilaçet: 102.6 trilion rial ($0.73 bilion)
  • Gazolina: 1,235 trilion rial ($8.82 bilion)
  • Vajguri: 104.5 trilion rial ($0.75 bilion)
  • Diesel: 1297 trilion rial ($9.26 bilion)
  • Lëndët Djegëse: 142.5 trilion rial ($1 bilion)
  • LPG: 124.2 trilion rial ($0.89 bilion)
  • Karburant për motorë reaktivë: 86.1 trilion rial ($0.61 bilion)
  • Gaz Natyror: 2,791 trilion rial ($19.94 bilion)
  • Elektricitet: 100 trilion rial ($0.71 bilion)

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se subvencionet e lëndëve djegëse fosile në Iran gjatë 2017-ës ishin më të lartat në botë në shifrën $45.1 bilion. Që atëherë, riali iranian ka humbur 70% të vlerës së tij.

Pjesa më shqetësuese e gjithë kësaj është se sektorët thelbësorë të zhvillimit janë jashtëzakonisht të pafinancuar. Sektorët industrialë dhe bujqësorë marrin vetëm 3.4% të subvencioneve totale dhe arsimi vetëm 1.6%.