Iran: Përpjekjet e Kota të Ministrit të Inteligjencës të Mullahëve për të Ngritur Moralin e Forcave të Regjimit Pas Etiketimit Terrorist të IRGC-së

368

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 19 prill 2019.

Znj. Rajavi bën thirrje për lirimin e të arrestuarve dhe dërgimin e një delegacioni ndërkombëtar për t’u takuar me ta

Mullah Mahmoud Alavi, Ministër i Inteligjencës i fashizmit fetar që sundon Iranin, u paraqit në lutjet e sotme të së premtes në Teheran dhe u përpoq të ngrinte moralin e forcave depresive të regjimit pas etiketimit nga SHBA të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si Organizatë e Huaj Terroriste (FTO), duke thënë fjalë të tilla si “Shqyrtime madhore të sigurisë kombëtare në dritën e udhëzimeve të suksesshme të Khamenei-t.”

Në këtë shfaqje të vonuar të pushtetit, ai tha: “Gjatë vitit të shkuar, janë kapur 116 grupe të lidhura me PMOI-në”. Ministri i Gestapos së mullahëve iu referua në mënyrë qesharake arritjeve të ministrisë së tij si “epikë inteligjence”, se janë kryer në bazë të “kallëpit” të Khamenei-t, se detajet e tyre duhet t’i zbulohen publikut përmes “mediave kombëtare,” që i referohet Radios dhe Televizionit të mullahëve. Në çdo protestë e grumbullim, njerëzit thërrasin: “Turpi ynë, turpi ynë, Radio dhe Televizioni ynë!”

Arrestimet e vitit të shkuar sipas kalendarit iranian (21 mars 2018 deri më 20 mars 2019) janë shumë më tepër sesa numri që pranon zyrtarisht kreu i Mafias dhe vrasjeve të mullahëve. Ai me qëllim nuk përmendi arrestimet e bëra nga organet e tjera shtypëse si Organizata e Inteligjencës e IRC, Organizata e Mbrojtjes së Inteligjencës e IRGC-së, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe Prokuroria.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, duke theksuar se të arrestuarit i nënshtrohen torturës dhe ekzekutimit, bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Komisioneri i Lartë dhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të liruar të arrestuarit dhe formuar delegacione për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me këta të burgosur.

Regjimi klerikal duhet të publikojë emrat e gjithë të arrestuarve dhe t’ua respektojë të gjitha të drejtat në përputhje me konventat ndërkombëtare që ka firmosur. Tortura dhe keqtrajtimi janë një metodë rutinë kundër të burgosurve politikë. Gjatë kryengritjes së janarit 2018, të paktën 14 të burgosur u vranë nën torturë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 prill 2019