Nga Shamsi Saadati
Një Gjeneral i lartë në Forcat e Armatosura të regjimit iranian ka shprehur shqetësim të madh lidhur me ndikimin e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (Mujahedin-e Khalq ose MEK) mbi të rinjtë iranianë online.
Gjenerali Ibrahim Golfam, Përfaqësues Kulturor tek Shefat e Përbashkët të Forcave të Armatosura të regjimit, shprehu shqetësim të hënën lidhur me mirëpritjen nga ana e rinisë iraniane të ideve dhe besimeve të PMOI (MEK) në internet, dhe veçanërisht përmes platformave të mediave sociale.
“[PMOI/MEK], me bazë në kryeqytetin e një vendi europian, merret ditë e natë me krijimin e një atmosfere kundër Republikës Islamike në Twitter, Instagram dhe Telegram,” tha ai.
“Ky formacion beteje është i nevojshëm gjithashtu në fushat e ekonomisë, kulturës dhe luftës së butë [kibernetike],” shpjegoi ai.
Dezhkam bëri thirrje për një prani më aktive nga entitetet shtypëse të regjimit në internet për të vënë censurë dhe filtra në platformat e mediave sociale.
“Ky është një drejtim që duhet të merret nga FATA (policia iraniane e internetit) dhe në fund nga drejtësia. Të dyja këto entitete duhet të përfshihen si dhe duhet të ketë një lloj mekanizmi kontrolli nga ana jonë.”
Dezhkam shprehu gjithashtu zemërimin e tij lidhur me vendimin e marrë së fundmi nga organizatat e mediave sociale për të mbyllur llogari të shumta të lidhura me zyrtarë të lartë të regjimit.