Friday, March 29, 2024

Regjimi Iranian është pas sulmit terrorist në Kandahar, Afganistan: Raport

E Premte, 13 janar 2017

Më 11 janar 2017, Eram News bëri të ditur ndërhyrjen e regjimit iranian në sulmin terrorist që ndodhi në Kandahar, Afganistan, më 10 janar 2017 dhe ku  u vranë diplomatët nga Emiratet. Lajmi thotë: “Talibanët refuzuan sulmin e Kandaharit, nëAfganistan, dhe vrasjen e 5 diplomatëve nga Emiratet.”

Burimet e sigurimit të vendeve të Gjirit Persik thanë:. “Regjimi iranian nuk i fsheh synimet e tij ekspansioniste. Me sulmin terrorist në Kandahar, regjimi iranian synon të detyrojë Shtetet e Gjirit të ndalin së ndihmuari Afganistanin. Kështu, regjimi iranian mund të krijojë një bazë në Afganistan për të përgatitur dhe trajnuar grupet terroriste për t’i përdorur për të luftuar në vendet e rajonit sidomos Jemen dhe Irak.

Regjimi iranian është i përfshirë thellë në Kandahar. Pak ditë para shpërthimit, Teherani bëri një ekspozitë tre ditore për prodhime komerciale dhe morën pjesë 40 kompani shtetërore.