Saturday, July 27, 2024

Kandidati për Sekretar i Mbrojtjes së SHBA James Mattis paralajmëron për kërcënimet e regjimit Iranian për rajonin

E enjte, 12 janar 2017

Ish-gjenerali James Mattis në seancën e konfirmimit  për të shërbyer si sekretar i ardhshëm i mbrojtjes i SHBA-së tha se ai e konsideron regjimin iranian, si forcën më të madhe destabilizuese në Lindjen e Mesme.

Gjenerali i Marinës në pension, i caktuar nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për të udhëhequr Departamentin e Mbrojtjes, dha përgjigje me shkrim për pyetjet në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, raportoi të enjten United Press International. Dokumenti 56-faqesh identifikonte pikëpamjen e Mattis-it për pikat potenciale të konfliktit në mbarë botën, dhe për regjimin e Iranit thoshte ” Ndikimi i rrezikshëm i Iranian në rajon është në rritje”

Komentet e Mattis-it ndryshojnë nga vizioni i administratës që po largohet e presidentit Barak Obama se mund të arrihen marrëdhënie më të mira me Teheranin, shkruan UPI.

Pa përmendur shifra në lidhje me forcën e trupave, Mattis pohoi se trupat e U.S. duhet të mbeten në Irak dhe në Afganistan.

“Interesi ynë kryesor në Irak është për të siguruar se ai nuk do të shndërrohet një shtet mbeturinë e regjimit të Teheranit”, shkroi ai. “Do të jetë thelbësore të thhet çdo përpjekje në Irak pas humbjes së ISIS-it në Mosul në një strategji të integruar rajonale.”