E diel, 15 janar 2017
NCRI – Një organizatë francez bëri thirrje për bojkotimin e përgjithshëm të futbollit të regjimit iranian për shkak se regjimi kryen ekzekutime në stadiumet e futbollit. Kërkesa i është dërguar Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe sekretari i përgjithshëm i FIFA-s e ka mbështetur thirrjen.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA, më 12 janar, faqja e lajmeve franzece SOfoot shkruante se FIFA kohët e fundit ka shtuar një artikull (dispozitë) në statutin e saj duke e vënë theksin te të drejtat e njeriut sipas të cilit organizata do të merret me vendet që ekzekutojnë dënime me vdekje në stadiumet sportive.
Emri i regjimit të Iranit është përfshirë në raportin e FIFA-s, si një vend që kryen dënime me vdekje në stadiume sportive. Në vitet e fundit, një numër i ekzekutimeve me varje janë kryer në stadiumet sportive në Iran. Pa dyshim, një dënim me vdekje i kryer në stadiumin e futbollit në Neyriz në provincën Fars (Irani jugor) më 22 shtator 2016, i është raportuar FIFA-s.
Në këtë drejtim, ECPM organizata e të drejtave tw njeriut në Francë, duke protestuar për kryerjen e dënimeve me vdekje në stadiumet sportive në Iran, i ka dërguar një letër, Gianni Infantinos, president i FIFA-s, për ta informuar atë në lidhje me ekzekutimet në stadiumet sportive (të futbollit). Organizata e të drejtave të njeriut i bëri thirrje veçanërisht FIFA-s që të bojkotojnë regjimin iranian dhe ta heqë futbollin e regjimit nga garat ndërkombëtare.
Raphaël Chenuil-Hazan, drejtor i ECPM, në letrën e tij për presidentin e FIFA-s shkruante: “FIFA nuk mund ta injorojë këtë sjellje. Në qoftë se do të isha lojtar, nuk do të luaja (futboll) në një vend ku është ekzekutuar një qenie njerëzore”.