Regjimi Iranian Dërgon Mercenarë Represivë Irakenë, Afganë & Pakistanezë në Zonat e Përmbytura

459

Ndërkohë që përmbytjet shkatërrimtare po prekin gjithnjë e më shumë rajone të vendit, si Khorasan, Hormozgan, Kerman, dhe provinca të tjera, fashizmi fetar që sundon Iranin po përdor masa shtypëse kundër njerëzve të këtyre zonave dhe përpiqet të parandalojë protestat popullore në vend që të ndihmojë viktimat e përmbytjeve.

Në lidhje me këtë, Koloneli i IRGC-së Shahin Hasanwand tha se 24 njerëz janë arrestuar me akuza qesharake si “përhapje të thashethemeve rreth përmbytjeve” në provincën Khuzestan.

Nga ana tjetër, gjatë ditëve të fundit, regjimi i mullahëve ka transferuar një numër të madh militantësh të lidhur me Forcën terroriste Qods në Irak, të njohur si Hashd al-Sha’bi (PMF) me pretekstin e shpërndarjes së ndihmave për viktimat e përmbytjeve, me armë e automjete të armatosura në Ahvaz e në pjesë të tjera të Khuzestanit për të shtypur protestat.

Mediat shtetërore përdorën një justifikim qesharak për të mbuluar skandalin e pranisë së gjerë të  PMF në zonat e përmbytura, duke thënë se këto forca kishin shkuar në Khuzestan në koordinim me regjimin klerikal për të mbrojtur Irakun, sidomos qytetin Amara, nga përmbytjet!

Për më tepër, sipas mediave qeveritare, një grup tjetër mercenarësh irakenë të Forcës Qods, të njohur si Nojaba, “me mbi 100 automjete të lehta e të rënda, hynë në territorin e Iranit nga kufiri Mehran … ” Sipas së njëjtës media,” të gjithë menaxherët e zyrave përfaqësuese të Nojaba në Irak dhe Kreu i Këshillit Ekzekutiv të Lëvizjes shoqërojnë karvanin.”

Nga ana tjetër, militantët afganë e pakistanezë të Gardës Revolucionare (të njohur si Fatemiyoun dhe Zeinbaiyoun) janë pozicionuar në disa zona të prekura nga përmbytjet, si për shembull në Lorestan.

Gjenerali i IRGC-së, Qasem Soleimani, lideri kriminel i Forcës Qods, ka shkuar në zonat e prekura nga përmbytjet për t’i monitoruar këto masa represive.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 prill 2019