Nga një Shkrimtar i Stafit
Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë i vendosur ta frenojë kërcënimin që vjen nga Irani që kur mori detyrën dhe deri tani ka marrë një numër masash, ku përfshihet tërheqja nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), apo siç njihet ndryshe, pakti bërthamor i 2015-ës me Iranin. Ai ka nisur gjithashtu edhe një fushatë presioni maksimal dhe ka vënë sanksione ekonomike paralizuese.
Një nga goditjet më të mëdha ndaj regjimit iranian ka qenë kufizimi i eksporteve të naftës. Departamenti amerikan i Shtetit shpalli vitin e shkuar se do t’i nxiste të gjitha vendet që t’i reduktonin në zero importet e naftës iraniane. Është raportuar së fundmi se Irani është përpjekur ta shesë naftën e tij në bursë por ka patur vetëm një blerës që ka marrë minimumin e mundshëm.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po bën aktualisht një tur në disa vende të Amerikës së Jugut dhe e ka përdorur këtë mundësi për të folur rreth veprimtarive të Iranit atje. Gjatë një interviste të shtunën, Sekretari i Shtetit tha në Paraguaj se Irani ka në Amerikën e Jugut para të cilat i ka përdorur për të financuar veprimtari të shumta. Ai tha se fondet në Amerikën e Jugut shkojnë për financimin e Hezbollahut dhe të disa “organizatave kriminale transkombëtare”.
Ai ripërsëriti deklaratën e bërë nga Trump se regjimi iranian është “sponsori më i madh shtetëror i terrorit” në botë dhe deklaroi se ai është një “kërcënim global” madhor.
Javën e shkuar, Shtetet e Bashkuara shpallën se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) do të etiketohej si organizatë e huaj terroriste (FTO). Kjo është hera e parë që një qeveri e SHBA-së etiketon si terroriste ushtrinë e një vendi tjetër, por është një hap që duhej të ishte bërë me kohë. Përveç se është sponsori shtetëror numër një i terrorizmit në botë, Irani paraqet gjithashtu disa rreziqe të tjera. Ai është pengesa më e madhe për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme si dhe abuzon tmerrësisht me të drejtat e njeriut. Ka miliona viktima brenda vendit, dhe shumë më tepër nëpër botë.
Ai nuk ngurron të asgjësojë asgjë që i zë rrugën dhe ka qenë i përfshirë në disa nga krimet dhe abuzimet më të tmerrshme. Një shembull i tillë është masakra e 1988-ës kur regjimi u përpoq ta shuante rezistencën në vend. Rreth 30,000 të burgosur politikë (shumica prej të cilëve ishin anëtarë të PMOI / MEK) u ekzekutuan gjatë një vere të vetme. Deri më sot, regjimi ende nuk është vënë para përgjegjësisë.
E vetmja mundësi që ka mbetur është ndryshimi i regjimit. Paqësimi dhe lëshimet nuk funksionojnë me këtë regjim dhe është shumë e qartë që nuk do të bëhet kurrë më i moderuar. Në fakt, vetë ekzistenca e tij është e bazuar në përhapjen e terrorit dhe në shtypjen e popullit të vet.