Iran: Demonstrues, punëtorë të shpëtimit arrestohen në Ahvaz

313

Iran, 14 prill 2019 – Të shtunën dhe të dielën, agjentët e Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) arrestuan një numër individësh që po merrnin pjesë në protestat e ditëve të fundit, së bashku me punëtorë të shumtë shpëtimi të cilët po ofronin vullnetarisht mbështetje të pavarur për zonat e përmbytura, vetëm me paratë e xhepave të tyre. Disa nga këta individë të arrestuar ishin të përfshirë në ngritjen e barrierave kundër përmbytjeve dhe në ofrimin e mbështetjes për njerëzit në zonat e përmbytura.

Forcat shtypëse të regjimit në qytetin Malashiyeh të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, sulmuan zonën ku ishin pozicionuar një grup punëtorësh të pavarur shpëtimi që punonin vullnetarisht, duke i arrestuar e transferuar ata në drejtim të paditur.

Të mërkurën, lajmi për të paktën katër prej këtyre vullnetarëve, të cilët japin mbështetje të pavarur për zonat e përmbytura, u dëgjua në qytetin Ahvaz, i cili është qendra  e provincës së pasur me naftë, Khuzestan. Të shtunën, një numër banorësh të Ahvazit u arrestuan pasi kishin marrë pjesë në një demonstratë në lagjen Kuye Alavi.

Të shtunën, një zyrtar i regjimit që merret me censurën e internetit në qytetin Ahvaz, raportoi arrestimin e 24 qytetarëve që kishin postuar në internet lajme rreth përmbytjeve në Iran, duke shpërndarë kështu të vërtetën për përmasat e kësaj fatkeqësie dhe për përqasjen tradhëtare të regjimit gjatë katastrofës.

Gjatë dy ditëve të fundit, në qytetin Ahvaz, duke përfshirë lagjet Sheelangabad, Kuye Alavi, Eyn Do, dhe Malashiyeh janë zhvilluar protesta popullore nga banorët e Khuzestanit, të cilët janë shumë të zemëruar nga politikat e regjimit dhe nga refuzimi për të ofruar ndihma për zonat e përmbytura.

Njerëzit thërrisnin kundër përqasjeve tradhëtare të ndërmarra nga regjimi i mullahëve në përgjithësi dhe nga Garda Revolucionare (IRGC) në veçanti. Pavarësisht se i kanë pajisjet e nevojshme dhe asete të tjera në Khuzestan, zyrtarët e regjimit nuk kanë lëvizur nga vendi për të shpëtuar jetët e banorëve dhe/ose për të parandaluar shkatërrimin masiv të shkaktuar nga përmbytjet e fundit.

Në Malashiyeh, prania e ish shefit të IRGC Basij, Mohammad Reza Naqdi rezultoi në një protestë masive nga banorët të cilëve u është shkatërruar jeta nga përmbytjet.

Nga frika e përshkallëzimit të protestave popullore dhe e shpërthimit të valëve të zemërimit, regjimi i mullahëve në Iran u është drejtuar njësive të IRGC-së, Basij dhe të policisë së shtetit të mobilizuara në rrugët e qyteteve të ndryshme në Khuzestan për të imponuar një klimë frike dhe për të shtypur çdo protestë të mundshme. Mullahët kanë urdhëruar madje edhe militantët e tyre në Irak që të dërgojnë njësi në tokën iraniane për të ndihmuar në këto masa shtypëse.