Thursday, March 28, 2024

Regjimi iranian cakton cakton  buxhetin publik për “të rritur prodhimin e raketave dhe aftesine mbrojtëse”

 

E mërkurë, 11 janar 2017

 

NCRI – Ndërkohë që arsimi, ndërtimi dhe zhvillimi, dhe sistemet e shërbimit shëndetësor, si dhe një numër shërbimesh të tjera civile përballen me mungesë fondesh në Iran, dhe sipas zyrtarëve të regjimit madje edhe buxheti i miratuar i zhvillimit nuk plotëson më shumë se disa pak për qind, parlamenti i regjimit të Iranit ra dakord për të rritur shpenzimet ushtarake në vitet e ardhshme.

Sipas këtij vendimi, u ra dakord për të rritur shpenzimet vjetore ushtarake nga 2% në 5% në buxhetin e përgjithshëm në kuadrin e programit të gjashtë.

Të hënën, 9 janar, Parlamenti i regjimit iranian miratoi disa dispozita të programit të gjashtë të legjislacionit, i ashtuquajturi legjislacioni i zhvillimit, sipas të cilit qeveria është e detyruar të marrë masa për “Zhvillimin dhe rritjen e aftësisë prodhuese të raketave.” Përveç kësaj, anëtarët e Parlamenti e detyruan qeverinë në takimin e tyre të hënën për të caktuar çdo vit “të paktën pesë për qind të burimeve buxhetore publike” për “rritjen e aftësisë mbrojtëse.”