Thursday, September 12, 2024

Iran: 21 varje në 2017 dhe 26 të burgosur përballen me ekzekutim të pashmangshëm

E enjte, 12 janar 2017

Më 11 janar, regjimi çnjerëzor i mullahëve “ekzekutoi një të burgosur në burgun e Urmia, në veriperëndim të Iranit. Një ditë më parë një tjetër i burgosur është dërguar në trekëmbësh në burgun Maraghe, në veriperëndim të Iranit.

Më 8 janar, dy të burgosur të tjerë janë varur në publik nën akuzën e vjedhjes në qytetin e Sarpol Mezahabut në Provincen e Kermanshahit, Irani perëndimore. Të rinjtë janë varur në publik në një kohë kur zyrtarët e lartë të regjimit, familjarë dhe miq të tyre të ngushtë janë të përfshirë në rastet më të mëdha të përvetësimit në historinë e Iranit. Në një rat për shembull arriti në rreth 3 miliardë $, dhe ata që janë përfshirë në vjedhjen dhe plaçkitjen e pasurisë të dhënë nga Zoti për popullin iranian mbeten të sigurt dhe të paprekur nga çdo përgjegjësi.

Të paktën 21 ekzekutime janë regjistruar nga 1 janari deri më sot.