Parlamentarët bëjnë thirrje për të shpëtuar të burgosurin politik Ali Moezzi në Iran

379

E mërkurë, 11 janar 2017

NCRI – Komisionet parlamentare të “Miqve të Iranit të lirë ” në vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë Suedinë, Rumaninë, Danimarkën, Norvegjinë, Finlandën, Islandën dhe Estoninë në letra të veçanta për Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zied Ra’ed Al-Husseinin, i bën thirrje për të marrë masa për sigurinë e të burgosurit politik, Ali Moezzi, i cili u rrëmbye nga zyrtarët e burgut Gohardasht më 4 janar dhe u transferua në një vend të panjohur.

Në letrat e tyre, komisionet parlamentare theksuan se rrëmbimi i një të burgosuri nga burgu është një formë e re e shtypjes dhe e barbarisë së regjimit të mullahëve në Iran dhe ky regjim e ka rritur intensitetin e represionit, arrestimeve dhe burgosjes së  protestuesve dhe njerëzve të pakënaqur në mënyrë që të përmbajnë atmosferën shpërthyese të shoqërisë dhe për të parandaluar shpërthimin e zemërimit popullor ndaj tiranisë, varfërisë dhe korrupsionit.

Kopje të letrave  i janë dërguar edhe z António Guterresit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dhe znj Asma Jahangirit, Raportuesja Special e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Iran, si dhe Amnesty International.

Më parë, Komisionet parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, dhe Italisë kanë bërë deklarata të ndryshme dhe letra duke kërkuar siguri për të burgosurin politik Ali Moezzi dhe sqarime në lidhje me fatin e tij.