Regjimi i Iranit kërkon të kanalizojë miliona euro nga Gjermania

410

 Iran, 9 korrik, 2018 – Regjimi iranian ka ndërmend të transportojë €300 milion nga Gjermania në Iran, të gjitha para në dorë, sipas të përditshmes BILD. Me sanksionet e fuqishme amerikane të planifikuara për t’u rivendosur kundër sektorit financiar të regjimit iranian, mullahët kanë dëshpërimisht nevojë për monedhë të fortë për të financuar luftënxitjen e tyre.

Duke pretenduar se këto para i duhen për “Iranianët të cilët përdorin monedhën euro gjatë udhëtimeve jashtë shtetit në vend të aksesit në kartat e njohura të kreditit,” regjimi me shumë mundësi po mbulon qëllimet e tij të vërteta për këtë sasi të madhe parash.

Shërbime të ndryshme inteligjence në mbarë globin janë bërë tani shumë vigjilente dhe të alarmuara, me shqetësimin se këto para mund të përdoren shumë lehtë për të financuar grupe terroriste, si ato të Hezbollah-ut libanez dhe Hamas. Përdorimi i parave në dorë i bën destinacionet të pazbulueshme dhe i shton pengesat e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë në zbulimin e masave të regjimit iranian.

Në Hamburg ndodhet Banka Tregtare Europiane-Iraniane, e cila ka asete shumë të mëdha të lidhura me regjimin iranian. Këto llogari raportohet që menaxhohen nga Bundesbank dhe kanë ardhur urdhra për dhënien e €300 milion para në dorë përfaqësuesve të regjimit iranian. Kjo ngarkesë e madhe do të dërgohet pastaj në Iran me avionë iranianë.

Degë të ndryshme të qeverisë gjermane kanë zyrtarë që po merren me këtë çështje, sipas BILD. Për regjimin iranian, Ali Tarzali, një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore dhe subjekt i sanksioneve të SHBA, po negocion për të mbrojtur interesat e mullahëve.

Regjimi i Iranit njihet për përdorimin e monedhës së fortë, sidomos dollarë amerikanë, dhe euro, për të financuar luftërat e nxitura prej tyre në rajon, sidomos në Siri dhe Jemen, dhe për të financuar fushatat e tyre terroriste kudo në botë.