- Kompania hollandeze e transportit KLM thotë se do t’i ndalë fluturimet për në Iran
Kompania ajorore hollandeze KLM thotë që do t’i ndalë fluturimet për në Teheran “për shkak të rezultateve dhe perspektivës negative financiare” si pasojë e tërheqjes së SHBA nga pakti bërthamor i Iranit.
Kompania ajrore, pjesë e grupit Air France KLM, e bëri këtë shpallje në një deklaratë të shkurtër në faqen e saj të internetit të shtunën.
KLM tha që fluturimi i saj i fundit do të lërë Amsterdamin më 22 shtator dhe do të kthehet më 23 shtator.
- Firma Franceze e Transportit CMA CGM i Jep Fund Operacioneve në Iran për Shkak të Kërcënimit të Sanksioneve të SHBA
Grupi francez i transportit CMA CGM ka vendosur të tërhiqet nga Irani si pasojë e vendimit të administratës Trump për të rinovuar sanksionet mbi kompanitë që operojnë në atë vend, ka thënë shefi ekzekutiv i grupit të shtunën.
Disa kompani të tjera të mëdha transporti si A.P. Moller-Maersk kanë thënë gjithashtu se do ta ndalin biznesin përpara rivendosjes së sanksioneve në vijim të vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga pakti bërthamor i Iranit i vitit 2015.
- Irani Kërcënon të Hakmerret Pas Përjashtimit të Dy Diplomatëve nga Hollanda
Irani protestoi të dielën kundër përjashtimit të dy diplomatëve të tij nga Hollanda dhe kërcënoi të hakmerrej ndaj “kësaj lëvizjeje armiqësore dhe shkatërruese”.
Një zëdhënës për shërbimin hollandez të inteligjencës AIVD tha për AFP të premten se dy punonjës të ambasadës së Irani ishin përjashtuar më 7 qershor, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ambasadori hollandez në Teheran është thirrur më pas për të shprehur “protestën e rëndë” të Teheranit ndaj kësaj lëvizjeje, ka thënë ministria e jashtme e Iranit në një deklaratë online.
- Protestat ndaj mungesës së ujit vazhdojnë në Borazjan, Iran për të dytën ditë
Të dielën mbasdite, 8 korrik, 2018, një turme e madhe njerëzish në Borazjan u mblodhën përbri Bankës Mellat dhe Sheshit të Spitalit dhe protestuan përsëri për të dytën ditë rresht kundër mungesës së ujit në qytetin e tyre.
Ky tubim proteste u organizua nga përpjekjet e njerëzve pavarësisht mobilizimit të forcave të sigurisë në rrugët kryesore të qytetit dhe rreth Sheshit të Spitalit që në mëngjes për të parandaluar çdo lloj proteste.
- Prestarët Iranianë të Kashtës në Kompaninë e Kallamsheqerit Haft Tappeh Mbyllin Hyrjen e Kompanisë në Protestë ndaj Rrogave të Papaguara
Të dielën në mëngjes, më 8 korrik, 2018, prestarët e kashtës të Kompanisë së Kallam Sheqerit Haft Tappeh mbyllën dyert kryesore të kompanisë gjatë një tubimi proteste. Kjo ishte një protestë ndaj mos-dhënies së rrogave të tyre të papaguara prej disa muajsh.
Për shkak të mbylljes së derës kryesore të kompanisë, menaxherët dhe zyrtarët e Kompanisë së Kallam Sheqerit Haft Tappeh u detyruan të hynin në fabrikë nga dyert e sektorit të ushqyerjes së kafshëve.
- Aplikantët e Automjeteve të Ramak Khodro Protestojnë Ndaj Mos Zbatimit të Detyrimeve nga Ana e Kompanisë në Teheran
Të shtunën, 7 korrik, 2018, një grup aplikantësh të automjeteve të Ramak Khodro (Automjet), në protestë ndaj premtimeve boshe të kompanisë për t’u dorëzuar makinat e blera prej tyre, u mblodhën në protestë përpara zyrave qendrore të kompanisë në Teheran, Iran.
Tubimi përpara kompanisë së shitjes së automjeteve Ramak Khodro u bë nën rrethanat në të cilat shumë aplikantë dhe konsumatorë kanë ngritur zërin e tyre kundër mos-zbatimit të detyrimeve nga ana e kompanisë.