Raporti nxjerr në dritë mbështetjen që regjimi i Iranit i jep terrorizmit

479

NCRI – Një raport i ri që përshkruan mbështetjen që regjimi iranian i jep grupeve terroriste islamike, përfshirë Al-Kaedën, Hezbollahun dhe ISIS-in, është nxjerrë në dritë nga Shoqata Evropiane për Lirinë e Irakut (EIFA).

Raporti, i nxjerrë më 21 nëntor, vë në dukje se regjimi i përshkruan këto grupe fundamentaliste si lëvizje çlirimtare apo nisma revolucionare, por ideologjia është e njëjtë: financimi i terroristëve, destabilizimi i rajonit, marrja e kontrollit përmes grupeve të lidhura me të.