Saturday, September 7, 2024

Mocion i paraqitur në Parlamentin e Britanisë së Madhe për të futur në listën e zezë Gardën revolucionare të regjimit të Iranit

NCRI – Një propozim i ri i paraqitur në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar i bën thirrje qeverisë britanike të fusë në listën e organizatave terroriste trupat iraniane të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Mocioni 483 është paraqitur më 31 tetor 2017 nga deputeti Bob Blackman dhe ka marrë tashmë mbështetje ndërpartiake nga gati dy duzina parlamentarësh të Britanisë.

Mocioni 483 thotë: “Kjo dhomë i bashkohet Qeverisë për të shprehur shqetësimin serioz lidhur me rolin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe mbështetjen e terrorizmit jashtë vendit, duke përfshirë aktivitetet destabilizuese në rajon dhe raportet e  lidhjeve dhe mbështetjes së Iranit ndaj grupeve ushtarake dhe të ndaluara. “