NCRI – Apologjetët e regjimit të Iranit pretendojnë se sanksionet amerikane po pengojnë që ndihmat humanitare të arrijnë tek viktimat e tërmetit të këtij muaji në kufirin Iran-Irak, por kjo thjesht nuk është e vërtetë.
Menjëherë më pas, Trita Parsi, presidenti i Këshillit Kombëtar Amerikano- iranian (NIAC), i cili në fakt është një zëdhënës i regjimit, përfitoi nga katastrofa për t’ia përshtatur axhendës së tij politike.
Ai tha: “Nëse sanksionet me të vërtetë pengojnë ndihmën emergjente pas një tërmeti, mendoj se kjo vërtet tregon aspektin problematik të sanksioneve”.
Amir Basiri, një aktivist i të drejtave të njeriut, shkroi në blogun Beltway Confidencial të Washington Examiner: “Natyrisht, kjo nuk ka rëndësi për Parsin dhe kategorinë e tij, qëllimi i vetëm i të cilit është të justifikojë krimet e regjimit iranian. Në këtë drejtim, ata po përpiqen paturpësisht të përdorin vuajtjen e popullit si një justifikim për të nxitur heqjen e presionit nga një regjim, roli i vetëm i të cilit është rëndimi i një situatë tashmë të keqe “.
Ndërsa regjimi ngurronte të jepte ndihmë, populli i Iranit gërmonte nëpër rrënoja në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, duke siguruar ushqim dhe pije për ata që kanë mbetur pastrehë dhe duke u përpjekur të ndihmojnë njëri-tjetrin.